Jepu Mësim programuesve të rinj në qytetin tënd dhe përfito aftësi të reja dhe shpërblime.

Kampuset e Akademisë SDA ndodhen anëmbanë Globit. Në duam që ti të bëhesh një instructor në njërën prej tyre. Nëse je një programues me eksperiencë dhe me potencial për të dhënë mësim- atëherë je i përshtatshëm!

Objektivi ynë është që të ndihmojmë të tjerët për të ndryshuar jetën profesionale. Ne besojmë se çdokush mund të bëhet një programues në rrethana specifike. Ajo që nevojitet është një pasion për enigmën, mendimin logjik dhe këmbëngulje. Bashkohu me ne për të ndihmuar novatorët e së ardhmes në tranzicionin e karrierës së tyre.

SDA

Pse të japësh mësim në akademinë SDA?

Bashkohu me një komapni globale me një rrjet të madh programuesish me eksperiencë

Fito akses në materialet më të mira të trajnimit dhe jep idetë e tua për të krijuar materiale të reja

Ndaj ekspertizën tënde dhe përmirëso lidershipin tënd dhe aftësitë e tua ndërpersonale

Si do t’jua shpërblejmë?

Komunitet kolegësh

Bëhuni pjesë e një rrjeti ndërkombëtar instruktorësh. Shkëmbeni njohuritë, eksperiencën dhe rekomandimet. Bëhuni nohur midis të tjerëve.

Përmirësim i aftësive

Si instruktor do të përmirësoni aftësitë e lidershipit, komunikimit publik dhe aftësitë e mësimdhënies. Ne do ju pajisim me mjetet e nevojshme dhe vazhdimisht do të japim rekomandimet tona.

Njohuri më të gjëra

Zgjeroni portofolin personal si specialist me materialet tona online të cillat janë të gatshme për ju. Përmirësoni aftësitë tuaja të menaxhimit dhe mësimdhënie.

Workshop-e interesante

Shfrytëzoni workshopet tona për instruktorët dhe zbuloni përfitimet në karrierë nëse bëheni instruktor

Kalendar Fleksibël

Ju vendosni se kur do të jepni mësim dhe çfarë do të jepni. Nuk ka pse të largoheni nga puna juaj e zakonshme. Me modulet tona të fundjavës dhe mbrëmjes ju mund të jepni mësim në kohën tuaj të lirë.

Puna ime si trajnues në akademin SDA më ka ndihmuar të përmirësoj aftësitë e mia ndërpersonale- si të folurit në publik apo menaxhimi i një ekipi. Gjithashtu vlerësoj njohjet që kam krijuar me kolege me shumë eksperiencë. Është gjithmonë e dobishme që të zgjeroni rrjetin tuaj professional. Do ju rekomandoja që të jepni mësin në akademinë SDAa programuesve të tjerë.

Marek Bobcow

Inxhinier Software-i, Trajnues në akademinë SDA

Si rekrutojmë ne?

Aplikoni në faqen tonë të internetit ose rrjetet tona sociale

Komunikoni me ekipin tonë dhe na tregoni objektivat dhe eksperiencën tuaj

Komunikoni detajet teknike me Specialistin tonë Kryesor

Bëhuni një trajnues dhe zgjidhni temat që dëshironi të jepni mësim

Jepni mësim, frymëzoni të tjerët dhe ndihmojini ata për të ndjekur karrierën e ëndrrave

Bëhu një trajnues- Apliko!

 

Bashkohu me ne nëse ke të paktën 2 vjet eksperiencë si programues dhe aftësi ndërpersonale të mira: sjellje pozitive, aftësi komunikimi të mira, ndjeshmëri. Duhet të jeni të gatshëm për të dhënë mësim në fundjava apo mbrëmje. Aktualisht po rekrutojmë për:
Tiranë.