‘Java’ nga zero

Shqipëri - 29.08.2020

Bashkoju industrisë së IT-së! Fillo aventurën duke mësuar një nga gjuhët e programimit me rritjen më të shpejtë. Falë kursit praktik dhe ndihmë tonë për punësimin tuaj, ju mund të ndryshoni jetën tuaj vetëm në pak muaj.

Pse ia vlen të zgjedhësh këtë kurs?

‘Java’ është gjuha e programimit më e preferuar për punonjësit dhe më e famshmja për programuesit.

Për fillestarët

Komanda të qarta dhe të kuptueshme si dhe akses në modele kodesh nga programues të tjerë (do kurseni kohë).

Nr. 1 në popullaritet

Google, Amazon, Youtube, eBay dhe Twitter përdorin Java për të programuar software për PC dhe celularë.

Komuniteti

Një komunitet i gjerë programuesish Java nënkupton se do të jetë e lehtë për të gjetur ndihmë dhe akses në modele programimi praktike. (tutorials)

A e dini se…?

SDA, ka përfunduar me sukses rreth 200 kurse Java nga e para

Është një vend ideal për të filluar programimin! Trajnuesit janë miqësor dhe të gjindshëm, sidomos dhe pas orarit të mësimit. Bonus shtesë: ju mund të njihni shumë individë të tjerë ambiciozë që kanë të njëtat objektiva si ju. Kjo do ju ndihmojë të përshtateni me një ambjent krejt të ri.

Mark Marcinski

I dimplomuar në kursin Java nga e para

A e dini se…?

Pagesa e një Programuesi Java Fillestar është afërsisht

(të dhëna nga portali PRACUJ Shkurt 2019)

4000 EUR net

Kalendari i Kursit

Përfshin:

Si fillim, ne do t’ju prezantojmë me botën e programimit. Ju do të njihni problemet bazë që një programues duhet të njohë. Gjithashtu, ju do mësoni të transferoni zgjidhjen e problemit nga ide në tekst.

Në hapin e rradhës, ju do të familjarizoheni me Java- një nga gjuhët e programimit më të famshme në botë. Ju do mësoni se si të përktheni një dokument që përmban tekst në një aplikacion funksional. Së bashku, ne do të programojmë aplikacione të thjeshta duke aplikuar bazat më të rëndësishme të Java-s.

Një algoritëm është një veprim i përcaktuar në mënyre strikte për të zgjidhur një grup të caktuar problemesh. Për shembull: ne mund të përziejmë një pako letra – por a mund ta përshkrujmë hap pas hapi se si e bëjmë këtë gjë? Pa anashkaluar as edhe një hap? Në këtë modul, ne fokusohemi në saktësinë e e prezantimit të ideve nëpërmjet kodit.
Gjithashtu, në këtë modul ju do të mësoni të kuptoni strukturat bazë të të dhënave, të cilat na rrethojnë në botën e programimit. Për shembull- të gjithë e kuptojme se si radha fuksionon në një market – në klasë do përshkruajmë ‘rradhen-line’ në botën e programimit, dhe jo vetëm.

Këto janë teknologji të dizenjuara për të krijuar faqe interneti. Shfletuesit web analizojnë kodin e ruajtur me këto mjete dhe shfaqin faqe interneti funksionale.
HTML është përgjegjëse për përmbajtjen e faqes, CSS për pamjen e saj, dhe JavaScript për funksionimin e saj.

Përfshin:

Pjesa më e madhe e zhvillimit të një software-i konsiston në testimin e tij. Kjo lejon që kodi që keni ndërtuar të punojë në rregull. TDD është metoda e ndërtimit të kodeve ku fillimisht ndërtohet testi, pastaj ndërtohet kodi i cili kontrollohet nga testi për të verifikuar operimin e saktë të tij.

Ju mund të shkruani kod në mënyra të ndryshme – por, është e rëndësishme që ta bëni në mënyrë korrekte. Kjo ‘korrektesë’ përcaktohet nga praktikat më të mira ose një bashkërendim i praktivave më të mira për t’u aplikuar.

Kur programoni, shpesh ju përballeni me probleme që edhe programues të tjerë janë përballur. Zgjidhjet e ripërdorueshme të problemeve që kanë lidhje me ndërtimin e një fragmenti të një aplikacioni quhen modele dizenjimi. Ju do të njihni modelet e dizenjimit më të përdorura dhe do të mësoni kur dhe si t’i aplikoni ato.

Përfshin:

Një lloj tjetër database janë databazat NoSQL – të cilat ndryshojnë në mënyrën se si të dhënat ruhen. Këto databaza ruajnë një dokument të ndarë që përfaqëson një pjesë të ndarë të realitetit.

Një lloj tjetër databaze janë databazat NoSQL – të cilat ndryshojnë në mënyrën se si të dhënat ruhen. Këto databaza ruajnë një dokument të ndarë që përfaqëson një pjesë të ndarë të realitetit.

Kur databazat dhe aplikacionet tuaja janë gati, ju duhet të lidhni këto të dyja së bashku. Për të bërë këtë, ju mund të përdorni mjetet JDBC dhe Hibernate.
Në këtë fazë, ju do të jeni në gjendje të programoni një aplikacion që mund të lexojë të dhëna nga një databazë dhe t’i ruajë ato gjithashtu.

Përfshin:

Kur përdorni një shfeltues webi, ai komunikon me serverin. Si rezultat, një faqë interneti specifike që ndodhet në server mund të shfaqet në shfletues. Ndonjëherë, kjo faqe interneti gjenerohet në anën e serverit – JSP shërben për këtë arsye (si dhe rezultati i saj, siç është JSF). Kurse, faqja e internetit, vazhdimisht do komunikojë me serverin.
Ky komunikim mund të realizohet nëpërmjet ‘servlets’, që janë elemente në anën e serverit të cilat përcaktojnë këtë veprim në këtë situatë.

Shumë mjete janë krijuar për të ndihmuar programuesit për të ndërtuar aplikacione komplekse.
Spring është pjesë e mjeteve më të famshme.
Me Spring ju mund të aplikoni zgjidhje që mbështesin ruajtje të dhënash, mbrojtje aplikacionesh, ndërtim aplikacionesh online, dhe jo vetëm.

Përfshin:

Imagjinoni një skenar ku ju po zhvilloni një projekt me ekipin tuaj. Mund të ndodhë që disa anëtarë të ekipit dëshirojnë të ndryshojnë të njëjtin dokument në të njëjtën kohë. Ky është një problem dhe ekipi duhet të vendosë se kush do bëjë ndryshim i pari, kush do jetë i rradhës etj.
Vështirësi të tilla zgjidhen nëpërmjet GIT, një mjet që mundëson punën në grup në një projekt. Në fakt, GIT është diçka më tepër – për shembull, ju lejon të shikoni historikun e file(skedarit) dhe ndryshimet në projekt.

Shpesh, ne përdorim një shërbim mbi bazën e klient-server. Një klient përdor atë që një server ofron. Ju do mësoni se si të krijoni servera, si t’i konfiguroni ato dhe se si të komunikoni me to.

Aplikacionet e bazuara në Java punojnë në sisteme operimi të ndryshme. Kjo ndodh falë procesit ku një makineri virtuale Java (përgjegjëse për funksionimin e aplikacionit në fjalë) futet në funksion në sistemin e operimit. Në këtë modul, ne do të diskutojmë përse ndodh kjo dhe cilat janë benefitet e një makinerie virtuale Java për një programues.

Kur punoni në një projekt në grup, është e këshillueshme të përdoret një metodologji pune. Për projekte zhvillimi software-i, përdoren shpesh të ashtu-quajturat metoda të shpejta. Principet e këtyre metodave janë: evolucioni i kërkesave dhe puna e bazuar në hapa të vegjël.

Pasi ke përfituar aftësitë e përmendura më lart, ju do të jeni në gjendje të zhvilloni një projekt që mund ta vendosni në përdorim. Bashkë me trajnuesin dhe studentët e klasës, ju do të diskutoni mbi temën e projektit, supozimet mbi të dhe më pas do t’a implementoni atë.
Projekti do të jetë një mundësi e madhe për të përmirësuar aftësitë tuaja dhe për më tepër, projektin mund ta përfshini në dosjen tuaj të karrierrës.


Çfarë do mësoni gjatë kursit?

A e dini se përsa i përket mësimit në Java, ne kemi ekperiencën më të madhe në krahasim me akademitë e tjera në Europën Qnëdrore dhe Lindore? Falë kësaj, ne kemi krijuar një sekuence klasash për t'ju pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme.

Përdorim i mjeteve të programimit

Ju do të njiheni me hapësirën e programimit e cila është e nevojshme për të zbatuar detyrat tuaja të programimit dhe për të rritur produktivitetin tuaj. Kjo përfshin mjete për ndërtimin e ndërfaqeve, menaxhimin e versionit të kodit me të cilin punoni, ndërtimin e databaseve, dhënien e udhëzimeve mbi sintaksën e kodeve, etj.

Teknologjia e nevojshme për një punë të efektshme të programuesit

Në përpiqemi që tju përgatisim për programim të pavarur dhe t'ju pajisim me mjetet të cilat do t'ju ndihmojnë për të ndërtuar portofolin e parë të karrierrës gjatë kursit!:)

Kodim me Java

Ju do të përfitoni aftësitë e nevojshme për të shkruar kod, të verifikoni saktësinë e kodit, dhe të krijoni algoritme dhe database. Gjithashtu, ju do të mësoni modele projektimi, si psh disa lloje standartesh me ndihmën e të cilave kodi i juaj do të jetë i lexueshëm dhe i strukturuar.

Punë -projekt , ashtu si në kompaninë tuaj ku do punoni në të ardhmen

Metodologjia më e njohur për të menaxhuar projekte IT është Metodologjia Agile Scrum. Kjo metodologji do t'ju ndihmojë me platformat e zhvillimit të cilat do mund t'i përdorni në punët tuaja të ardhshme në zbatimin dhe zhvillimin e projekteve.


A doni të dini se si të filloni karrierën tuaj në IT?

Regjistrohuni në kurs për të ndryshuar të ardhmen tuaj

Mbështetje gjatë kërkimit për punë

Objektivi juaj është objektivi ynë. Për këtë arsye ne i kushtojmë vëmendje të veçantë përpjekjeve që ju të përfundoni kursin me një punësim në fushën e IT-së.

Mbwshtetje nga Konsulent Karriere

Ju do të jeni në duart e sigurta të Konsulentit tonë të Karrierrës, i cili do të kujdeset për organizimin e HR të studentëve dhe të diplomuarëve tanë gjatë gjithë fazave individuale të kursit.

Ne kemi përgatitur për ju një database mbi pyetje për rekrutimiet dhe udhëzues mbi trendet më të reja të tregut të punës në fushën e IT-së. Me siguri ju po futeni në një territory të panjohur, kështu që ne dëshirojmë që ju të njihni këtë industri shumë mirë dhe nga perspektiva të ndryshme.

Trajnim HR në klasë me konsulentë HR

Klasa HR është një trajnim specifik dhe praktik që zhvillohet gjatë kursit. Udhëhiqet nga rekrutues IT-je me eksperiencë të cilët do t’ju tregojnë se ku duhet të tregoheni të kujdeshëm me qëllim që të punësoheni në përfundim të kursit.

Menaxheri i Suksesit do t’ju ndihmojë dhe këshillojë rreth industrisë së IT-së në çdo hap të fillimit tuaj në industrinë e IT-së. Profili juaj i LinkedIn dhe CV-ja juaj kërkojnë përmirësim? Na njofto. Do t’ju surprizojmë.

Të diplomuarit tanë punojnë në:

SDA

Po, programimi është për të gjithë!

Kursi i programimit me Python nga e para është gjithashtu e përshtatshme për ata që nuk kanë ekperiencë në programim.

01

Studenti ynë më i vjetër ishte 53 vjeç, kurse më i riu ishte 19.

02

Rreth 37% e studentëve tanë janë të femra

03

24% e studentëve tanë kanë qënë punëtorë krahu përpara se të bëhen pjesë e Akademisë tonë.

04

Rreth 80% e studentëve tanë mund të vazhdojnë punën e tyre pa problem gjatë kohës që janë pjesë e kursit.

Kontrolloni aftësitë tuaja fillestare në testin tonë


Regjistrohuni në kurs për të ndryshuar të ardhmen tuaj

Zbuloni detajet e edicionit të ardhshëm të kursit!

Kursi yne i Java zgjat 327 orë, gjatë fundjavave

Fillon:

29.08.2020

Qyteti:

Shqipëri

Çmimi i plotë: 1500 EUR

Fillon nga 375 EUR / në Muaj

SDA

Opsione fleksibël pagese

Ne ofrojmë metoda fleksibël pagese dhe bursa të financuara nga AADF. Mësoni më shumë këtu.


Dua të filloj, cili është hapi i rradhës?

Plotësoni formularin e aplikimit në faqen tonë të internetit. Ne do t’ju kontaktojmë brenda 48 orëve me informacion gjithëpërfshirës mbi kursin tonë, me qëllim që të plotësoni të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe të rezervoni një vend sa më shpejt të jetë e mundur.

Përpara se të filloni kursin, ne do t’ju dërgojmë disa materiale online për të studiuar përpara se të filloni mësimin e parë. Kjo do t’ju nihmojë të mësoni disa baza të kodimit, të cilat janë të nevojshme për të filluar mësimin. Kjo pjesë është e detyrueshme.

Në varësi të llojit të kursit (mbrëmje apo fundjavë) klasat janë 5-7 muaj. Këto leksione drejtohen nga programues aktiv me eksperiencë dhe profesionistë. Gjatë mësimeve ju do të mësoni sekretet e kodimit dhe do të krijoni projektin tuaj të parë të kodimit. Gjithashtu ne do të zhvillojme disa teste për të matur nivelin tuaj të përvetësimit të njohurive. Testimet nuk janë të detyrueshme dhe nuk do të influencojnë procesin e diplomimit.

Gjatë dhe pas kursit, konsulenti ynë i HR nga industria e IT-së do t’ju ndihmojë për të gjetur punë. Ai/Ajo do t’ju përgatisë ju për intervistën e IT-së, do t’ju ndihmojë të përgatisni rezumenë tuaj, në përmirësimin e aftësive të komunikimit, si dhe do ju pajisë me një listë detyrash kryesore që mund të hasni në tregun e punës në fushën e IT-së.