‘Python’ nga e para

Tirana - 19.09.2020

 

Bashkoju industrisë së IT-së! Fillo aventurën duke mësuar një nga gjuhët e programimit me rritjen më të shpejtë. Falë kursit praktik dhe ndihmë tonë për punësimin tuaj, ju mund të ndryshoni jetën tuaj vetëm në pak muaj.

Pse ia vlen të zgjedhësh kursin ‘Python’?

‘Python’ njihet si zgjedhja më e mirë për të mësuar programim. Është e thjeshtë, e qartë dhe ju ofron mundësi për të zgjedhur specializimin tuaj në të ardhmen. Njohuritë në programim me ‘Python’ ju japin fleksibilitet në zgjedhje.

E lehtë për t’u mësuar

Mënyra se si shkruan në Python është shumë e ngjashme me përdorimin e gjuhës Angleze. Falë kësaj, edhe pse nuk njohim disa mekanizma, jemi në gjendje të kuptojmë mënyrën se si fuksionojnë. Është transparente dhe kompakte. Mangësia e mekanizmave të ndërlikuara mbështet të mësuarit në mënyre të efektive dhe të shpejtë.

Popullariteti

“Python” është një nga gjuhët e programimit me rritje të shpejtë.

A e dini se?

Emri i kësaj gjuhe programimi është i inspiruar nga seriali “Monty Python’s Flying Circus”.

Kalendari i kursit

Përfshin:

Ju do mësoni idenë mbrapa krijimit të ‘Python’, e quajtur ndrsyhe ‘Zen-i i Python’. Ju do të mësoni se si të përdorni strukturat bazë të të dhënave dhe elementet e gjuhës, siç janë porgramimi i orientuar në objekte, formatim teksti dhe menaxhimi i file-ve (skedarëve).

Një modul i rëndësishëm që i dedikohet konfigurimit, hapësires virtuale, menaxhimit të varësive, zhvillimit të projekteve dhe Python IDE (Editor Kodi)

Vazhdimësia e modulit ‘Bazat e Python’. Në ketë modul ju do mësoni shprehjet e zakonshme dhe përdorimet e tyre. Ne do t’ju tregojmë si të përdorni shprehjet ‘lambda’, përjashtimet dhe si të menaxhoni file-t (skedarët).

Një algoritëm është një veprim i përcaktuar në mënyre strikte për të zgjidhur një grup të caktuar problemesh.
Për shembull: ne mund të përziejmë një pako letra – por a mund ta përshkruajmë hap pas hapi se si e bëjmë këtë gjë? Në këtë modul, ne fokusohemi në saktësinë e prezantimit të ideve nëpërmjet kodit.
Gjithashtu, nga praktikat në klasë do të kuptojmë strukturat bazë të të dhënave të cilat na rrethojnë në botën e programimit. Për shembull – të gjithë e kuptojme se si rradha fuksionon në një market – gjatë leksioneve ne do të përshkruajmë ‘rradhen-queue’ në botën e programimit.

Përfshin:

Ju do mësoni idenë mbrapa krijimit të ‘Python’, e quajtur ndrsyhe ‘Zen-i i Python’. Ju do të mësoni se si të përdorni strukturat bazë të të dhënave dhe elementet e gjuhës, siç janë porgramimi i orientuar në objekte, formatim teksti dhe menaxhimi i file-ve (skedarëve).

Një modul i rëndësishëm që i dedikohet konfigurimit, hapësires virtuale, menaxhimit të varësive, zhvillimit të projekteve dhe Python IDE (Editor Kodi)

Vazhdimësia e modulit ‘Bazat e Python’. Në ketë modul ju do mësoni shprehjet e zakonshme dhe përdorimet e tyre. Ne do t’ju tregojmë si të përdorni shprehjet ‘lambda’, përjashtimet dhe si të menaxhoni file-t (skedarët).

Një algoritëm është një veprim i përcaktuar në mënyre strikte për të zgjidhur një grup të caktuar problemesh.
Për shembull: ne mund të përziejmë një pako letra – por a mund ta përshkruajmë hap pas hapi se si e bëjmë këtë gjë? Në këtë modul, ne fokusohemi në saktësinë e prezantimit të ideve nëpërmjet kodit.
Gjithashtu, nga praktikat në klasë do të kuptojmë strukturat bazë të të dhënave të cilat na rrethojnë në botën e programimit. Për shembull – të gjithë e kuptojme se si rradha fuksionon në një market – gjatë leksioneve ne do të përshkruajmë ‘rradhen-queue’ në botën e programimit.

Përfshin:

Imagjinoni një skenar ku ju po zhvilloni një projekt me ekipin tuaj. Mund të ndodhë që disa anëtarë të ekipit dëshirojnë të ndryshojnë të njëjtin dokument në të njëjtën kohë. Ky është një problem dhe ekipi duhet të vendosë se kush do bëjë ndryshim i pari, kush do jetë i rradhës etj.
Vështirësi të tilla zgjidhen nëpërmjet GIT, një mjet që mundëson punën në grup në një projekt. Në fakt, GIT është diçka më tepër – për shembull, ju lejon të shikoni historikun e file-t dhe ndryshimet në projekt.

Pjesa më e madhe e zhvillimit të një softweri konsiston në testimin e tij. Kjo lejon që kodi që keni ndërtuar të punojë në rregull. TDD është metoda e ndërtimit të kodeve ku fillimisht ndërtohet testi, pastaj ndërtohet kodi, i cili kontrollohet nga testi për të verifikuar operimin e sakte të tij.

Kur programoni, shpesh, ju përballeni me probleme që edhe programues të tjerë janë përballur. Zgjidhjet e ripërdorueshme të problemeve që kanë lidhje me ndërtimin e një fragmenti të një aplikacioni quhen modele dizenjimi. Ju do njihni modelet e dizenjimit më të përdorura dhe do të mësoni kur dhe si t’i aplikoni ato.

Kur punoni në një projekt në grup, është e këshillueshme të përdoret një metodologji pune. Për projekte zhvillimi software-i, përdoren shpesh të ashtuquajturat metoda të shpejta. Principet e këtyre metodave janë: evolucioni i kërkesave dhe puna e bazuar në hapa të vegjël.

Përfshin:

Aplikacionet shpesh përdorin të dhëna.
Këto të dhëna mund te ruhen duke përdorur skedare, por zakonisht është më mirë të aplikohen databazat. Kjo do t’ju lejojë të punoni me mekanizma të dizenjuara për të hyrë, për të modifikuar dhe për të kërkuar për të dhëna. Databazat SQL ruajnë të dhëna në formë tabelash.

Një lloj tjetër databaze janë databazat NoSQL – të cilat ndryshojnë në mënyrën se si të dhënat ruhen. Këto databaza ruajnë një dokument të ndarë që përfaqëson një pjesë të ndarë të realitetit.

Duke qënë se jeni të njohur me databazën, tani është koha të përdorni Python. Për të bërë këtë, duhet të përdorni ORM (si të bashkosh botën e objekteve me botën e marrëdhenieve) duke përdorur Django. Programet tuaja do të ruajnë dhe përpunojnë informacionin në database.

Përfshin:

Kjo është një hyrje në protokollin HTTP. Ju do kuptoni se si komunikimi në internet funksionon. Komandat, metodat, header-at, kodet e kërkimit të statuseve dhe arkitektura softëare te stilit REST (Representational state transfer) – asgjë nuk do të jetë e panjohur për ju. Po ashtu edhe mjetet e prezantuara në këtë modul nuk do të jenë të panjohura për ju.

Teknologjitë Frontend përdoren për të ndërtuar faqe interneti (webpages). Browserat Web analizojnë kodin e krijuar me këto mjete dhe teknologji për të shfaqur faqe interneti funksionale.
HTML është përgjegjës për përmbajtjen e faqes, CSS për pamjen e saj, dhe JavaScript për funksionimin e saj. Gjithashtu do të zbuloni microframework-un Flask dhe template-n Jinja2.

Këto janë teknologji që përdoren për të krijuar logjikë biznesi, zemrën e aplikacionit – kod që do të instalohet në server. Me përfundimin e këtij moduli mësimor ju do të jeni të aftë të krijoni panele administratori, formate suporti, sesione dhe cookies. GJithashtu në këtë modul do të praktikoni platformën Django dhe mekanizmat e autorizimit dhe identifikimit.

Pasi ke përfituar aftësitë e përmendura më lart, ju do të jëni në gjendje të zhvilloni një projekt që mund ta vendosni në përdorim. Bashkë me trajnuesin dhe studentët e klasës, ju do të diskutoni mbi temën e projektit, supozimet mbi të dhe më pas do ta implementoni atë.
Projekti do të jetë një mundësi e madhe për të përmirësuar aftësitë tuaja dhe për më tepër, projektin mund ta përfshini në dosjen tuaj të karrierrës.

Çfarë do të mësoni konkretisht gjatë kursit?

Një i diplomuar në gjuhën e programimit Python njeh bazat e teknologjive frontend dhe backend. Ai, në mënyrë të suksesshme, mund të krijojë një faqe në HTML duke përdorur CSS dhe JavaScript por dhe të programojë në Python dhe të përdorë platformën Django. Tërheqëse, apo jo? ;)

Programimi me Python

Ju do të shkruani kodin vetë dhe do të verifikoni saktësinë e kodit duke e testuar atë. Aplikacionet tuaja do të përdorin databaza të cilat do t’i aksesoni nëpërmjet faqeve të internetit. Kodi juaj do të jetë i qartë dhe sistematik falë praktikave dhe modeleve të projektimeve të shkëlqyera.

Përdorimi i mjeteve të programimit

Ju do të mësoni hapësirën e zhvillimit (IDE) e cila është e nevojshmë për zbatimin e detyrave të programimit dhe rrisni produktivitetin. Hapësira e zhvillimit konsistion në dizenjimin e ndërfaqeve, kontrollin e versionit, ndërtimin dhe testimin e aplikacionit.

Teknologjitë e nevojshme për një punë sa më cilësore për programuesin

Në përpiqemi që t’ju përgatisim tërësisht për programim të pavarur dhe t’ju pajisim me mjete të cilat do t’ju ndihmojnë të ndërtoni dosjen tuaj të karrierrës përgjatë kursit! Ju do të jeni gati të përdorni teknologjitë frontend dhe backend. nd and backend technologies.

Punë Projekt- njësoj si në kompaninë ku do të jesh në të ardhmen!

Metodologjia më e famshme për të menaxhuar projektet IT është Metoldologjia Agile Scrum. Kjo metodologji do t’ju ndihmojë të njiheni me platformat e programimit të cilat do të jeni në gjendje t’i përdorni në punët tuaja në të ardhmen për të zbatuar projekte dhe zhvilluar produkte.


Mbështetje gjatë kërkimit për punë

Objektivi juaj është objektivi ynë. Për këtë arsye ne i kushtojmë vëmendje të veçantë përpjekjeve që ju të përfundoni kursin me një punësim në fushën e IT-së.

Mbwshtetje nga Konsulent Karriere

Ju do të jeni në duart e sigurta të Konsulentit tonë të Karrierrës, i cili do të kujdeset për organizimin e HR të studentëve dhe të diplomuarëve tanë gjatë gjithë fazave individuale të kursit.

Ne kemi përgatitur për ju një database mbi pyetje për rekrutimiet dhe udhëzues mbi trendet më të reja të tregut të punës në fushën e IT-së. Me siguri ju po futeni në një territory të panjohur, kështu që ne dëshirojmë që ju të njihni këtë industri shumë mirë dhe nga perspektiva të ndryshme.

Trajnim HR në klasë me konsulentë HR

Klasa HR është një trajnim specifik dhe praktik që zhvillohet gjatë kursit. Udhëhiqet nga rekrutues IT-je me eksperiencë të cilët do t’ju tregojnë se ku duhet të tregoheni të kujdeshëm me qëllim që të punësoheni në përfundim të kursit.

Menaxheri i Suksesit do t’ju ndihmojë dhe këshillojë rreth industrisë së IT-së në çdo hap të fillimit tuaj në industrinë e IT-së. Profili juaj i LinkedIn dhe CV-ja juaj kërkojnë përmirësim? Na njofto. Do t’ju surprizojmë.

Të diplomuarit tanë punojnë në:

SDA

Po, programimi është për të gjithë!

Kursi i programimit me Python nga e para është gjithashtu e përshtatshme për ata që nuk kanë ekperiencë në programim.

01

Studenti ynë më i vjetër ishte 53 vjeç, kurse më i riu ishte 19.

02

Rreth 37% e studentëve tanë janë të femra

03

24% e studentëve tanë kanë qënë punëtorë krahu përpara se të bëhen pjesë e Akademisë tonë.

04

Rreth 80% e studentëve tanë mund të vazhdojnë punën e tyre pa problem gjatë kohës që janë pjesë e kursit.

A doni të dini se si të filloni karrierën tuaj në IT?

Regjistrohuni në kurs për të ndryshuar të ardhmen tuaj

Regjistrohuni në kurs për të ndryshuar të ardhmen tuaj

Zbuloni detajet e edicionit të ardhshëm të kursit!

Kursi yne i Python zgjat 285 orë, gjatë fundjavave

Fillon:

19.09.2020

Qyteti:

Tirana

Çmimi i plotë: 1500 EUR

Fillon nga 375 EUR / në Muaj

SDA

Opsione fleksibël pagese

Ne ofrojmë metoda fleksibël pagese dhe bursa të financuara nga AADF. Mësoni më shumë këtu.

Dua të filloj, cili është hapi i rradhës?

Plotësoni formularin e aplikimit në faqen tonë të internetit. Ne do t’ju kontaktojmë brenda 48 orëve me informacion gjithëpërfshirës mbi kursin tonë, me qëllim që të plotësoni të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe të rezervoni një vend sa më shpejt të jetë e mundur.

Përpara se të filloni kursin, ne do t’ju dërgojmë disa materiale online për të studiuar përpara se të filloni mësimin e parë. Kjo do t’ju nihmojë të mësoni disa baza të kodimit, të cilat janë të nevojshme për të filluar mësimin. Kjo pjesë është e detyrueshme.

Në varësi të llojit të kursit (mbrëmje apo fundjavë) klasat janë 5-7 muaj. Këto leksione drejtohen nga programues aktiv me eksperiencë dhe profesionistë. Gjatë mësimeve ju do të mësoni sekretet e kodimit dhe do të krijoni projektin tuaj të parë të kodimit. Gjithashtu ne do të zhvillojme disa teste për të matur nivelin tuaj të përvetësimit të njohurive. Testimet nuk janë të detyrueshme dhe nuk do të influencojnë procesin e diplomimit.

Gjatë dhe pas kursit, konsulenti ynë i HR nga industria e IT-së do t’ju ndihmojë për të gjetur punë. Ai/Ajo do t’ju përgatisë ju për intervistën e IT-së, do t’ju ndihmojë të përgatisni rezumenë tuaj, në përmirësimin e aftësive të komunikimit, si dhe do ju pajisë me një listë detyrash kryesore që mund të hasni në tregun e punës në fushën e IT-së.