A jeni një student aktual i Akademisë SDA?
Lexoni disa këshilla nga të diplomuarit tanë të suksesshëm
Mos ngurroni të aplikoni për punë, edhe nëse mendoni se është mbi aftësitë tuaja. Ju duhet të aplikoni. Gjithashtu është mirë të keni një profil në LinkedIn, rekrutuesit mund t’ju shkruajnë. Është me të vërtetë një mjet i fuqishëm.
Vjatšeslav Jertsalov, inxhinier softwari, Svedbank, Estonia, Talin
Programo çdo ditë.
Ivar Mägi, menaxher në Prakman Arbitrage. Estoni, Talin
Punoni shumë dhe përmirësohuni. Fusha e IT-së po ndryshon vazhdimisht, kështu që ju duhet të jeni të përditësuar.
Erich Zelinski, Inxhinier Zëri në Qëndrën Kulturore Gogeva, Talin, Estoni
Në përgjithësi nuk janë vitet e eksperiencës që të ndihmojnë, por sa shpejt mund të mësosh.
Gabor Gyarmati, Administrator Sistemi në Kuhne Nagel IT, Estoni, Talin
Praktikë gjatë gjithë kohës, gjej individë në këtë fushë dhe pyeti se si do e bënin ata, bëj kërkim në internet. Kushtoji kohë praktikës.
Raimonds Bortascenoks, Mbështetje IT në Sapiens, Letoni, Riga
Shiko trendin aktual dhe fillo të mësosh mbi teknologjinë aktuale. Qëndro në një hap me trendin.
Mārtiņš Gegernieks, programues front-end në Evolution Gaming, Letoni, Riga
Kontakto me të njohurit e tu që kanë eksperiencë në IT, për të kuptuar gjuhën e biznesit të IT-së, e cila do të të ndihmojë gjatë intervistave për punë dhe në punën aktuale.
Pēteris Spura, Testues Softëari në ZZ Dats SIA, Letoni, Riga
Mos lini pas dore praktikat. Mos ngurroni të pyesni kompanitë, edhe nëse nuk kanë pozicione të hapura. Kështu ndodhi në rastin tim dhe unë fillova punë. Bëhuni aktiv në LinkedIn dhe përdorni faqet e tjera të internetit për të gjurmuar punët. Lexoni në lidhje me programimin, sepse po zhvillohet vazhdimisht.
Alo Nelis, Programues Softwari në Bitbank, Talin, Estoni
Nuk duhet të fokusohesh që të gjesh një punë vetëm në gjuhën Java. Mos ngurro të aplikosh në pozicione pune në gjuhë të tjera programimi. Është shumë e lehtë të kalosh nga një gjuhë në tjetrën nëse i zotëron bazat e programimit të gjuhës tjetër.
Aldis Avotiņš, Programues në Ruby on Rails në Tieto, Riga, Letoni
Është e rëndësishme të përdorësh kohën tënde të lirë për programim. Duhet të bësh ca punë vetjake. Të diplomuarit e sukseshëm gjithmonë punojnë në shtëpi.
Guntis Leimants, Programues Java në Prove IT, Riga, Letoni
Mos ki frikë, tregohu i guximshëm dhe do mësosh gjatë rrugës. Motivimi yt është shumë i rëndësishëm.
Sindija Roga, Programues Java në Arvato Systems Latvia, Riga, Letoni
Kurset verore janë një mundësi e mirë për të filluar karrierën në IT. Pyet trajnuesit nësë dinë diçka rreth saj. Ndonjëherë kompanitë organizojnë diçka të ngjashme. Është një mundësi e mirë, por jo e vetmja mundësi.
Mihails Frolenkovs, intern si Testues Sistemesh të Automatizuara në Accenture, Riga, Letoni