A e dini se si të zgjidhni metodën më të mirë për të përmirësuar zhvillimin e ekipit tuaj? Ne e dimë!

Mungesa e personelit të duhur në IT po ju pengon të zhvilloni biznesin tuaj? A mendoni se mund të zgjeroni kompaninë tuaj, por ende ju mungojnë programuesit? Apo ndoshta jeni përgjegjës për prezantimin e teknologjive të reja dhe për të kërkuar njerëz që do t'ju ndihmojnë në këtë proces? Nëse iu përgjigjët pozitivisht të paktën njërës prej pyetjeve të mësipërme, kjo do të thotë që ju jeni në vendin e duhur për të zbuluar se si të përmirësoni biznesin tuaj dhe ta shndërroni fatkeqësinë tuaj në një sukses të madh.

SDA

Përmirësoni biznesin tuaj, që nënkupton, investoni në IT!

Në kemi bashkëpunuar me kompani që nga fillimet e aktivieteve tona në treg. Si akademia SDA, tashmë, kemi zbatuar me sukses mbi 200 projekte trajnimi dhe rekrutimi me partnerë biznesi në Poloni dhe më gjerë. Spektri i aktiviteteve tona fokusohet në përmirësimin e kualifikimeve, ri-trajnim, rekrutimin e talenteve dhe sigurimin e punonjësve, të cilët janë mësuar dhe trajnuar. Në zbatim të platformave tona vetëm për kompanitë, me krenari mund të themi se kemi rekrutuar rreth 45 programues për Sapiens dhe 70 për Nordea, dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Le të takohemi dhe diskutojmë kërkesat e biznesit tuaj!

Në akademinë SDA ne kujdesemi për të gjithë procesin:

01

Ne përcaktojmë objektivat dhe supozimet për projektet specifike

02

Ne promovojmë dhe reklamojme projektin në internet

03

Ne organizojme takime informuese me aplikantët

04

NE REKRUTOJMË! Për një projekt ne mund të grumbullojmë disa qindra aplikime me cilësi të lartë.

2 hapat tona të thjeshta drejt suksesit tuaj!

Rekrutojmë

Falë rrjetit të gjerë të rekrutuesve tanë, numrit të lartë të kurseve aktuale dhe departamentit modern të marketingut gjithmonë në rritje, ne marrim deri në qindra aplikime për një pozicion të vetëm pune në një projekt specifik.

Sigurojmë

Në përzgjedhim aplikuesit më të mirë nga të gjitha aplikimet, fillojmë një kurs, pas të cilit kompania juaj do të përfitojë disa individë të mirëtrajnuar të gatshëm për të filluar punë menjëherë.

Mbështesim punonjësit tuaj për të arritur përformancën më të lartë

Kursi i programimit është gjithashtu një zgjidhje e shkëlqyeshme për punonjësit që kanë punuar në kompaninë tuaj për një kohë të gjatë. Në bashkëpunim me SDA, ju do të përmirësoni kualifikimet e punonjësve të IT-së, por gjithashtu do të rikualifikoni punonjësit që kanë nevojë për sfida të reja, por nuk dëshirojnë të ndryshojnë punëdhënësin e tyre. Do t'i ofroni kompanisë suaj një ofertë të qëndrueshme me programues me cilësi të lartë dhe të parandaloni largimin e punonjësve me cilësitë më të mira. Kursi i programimit u ofron punonjësve një mundësi reale për të rritur të ardhurat e tyre, në një formë njohjeje dhe vlerësimi te punonjësit e veçantë, parandalon gjithashtu lodhjen profesionale të njerëzve besnikë dhe të vlefshëm.

2 Hapa drejt përmirësimit të biznesit tuaj

Përmirësoni aftësitë

Transformoni pjesëtarët e grupit me aftësi mesatare, me potencial të pazbuluar, për t’u bërë lider në fushën e tyre nëpërmjet trajnimeve të detajuara, praktike dhe të përshtatura sipas nevojës.

Përfitoni aftësi të reja

Optimizoni talentet që keni - ritrajnoni individë të talentuar për aftësitë e duhura, në vënd që të humbni kohë dhe resurse në rekrutimin e një stafi të ri.

Duke punuar me SDA, ju delegoni detyra tek specialistët sipas procedurave, strategjive dhe metodave të punës efektive dhe të vërtetuara. Në të njëjtën kohë, ju keni mundësinë që të përshtasni procesin sipas rrethanave dhe të keni kontroll të plotë mbi progresin e tij.

SDA

Pra, bëni këto hapa të vegjël dhe

përmirësoni ekipin tuaj përmes trajnimeve intensive, vlerësimin dhe rekrutimin e specialistëve më të mirë të IT-së,

plotësoni vendet më kritike sa më shpejt, duke reduktuar kostot e rekrutimit

zëvëndësoni humbjet në staf nëpërmjet një programi rekrutimi dhe zbatimi të efektshëm

Mos prisni më! Na Kontaktoni! Së bashku në do diskutojmë mbi hapat të cilat do të përmirësojnë kompaninë tuaj dhe do të transformojnë biznesin tuaj në një sukses të sigurtë.

Nuk do harrojmë t’ju rikujtojmë se ekipi ynë përbëhet nga individë me pasion, të cilët me kënaqësi dhe përkushtim ndajnë njohuritë e tyre. Trajnuesit tanë janë individë të cilët punojnë në këtë industri dhe i dinë mirë problemet me trajnimin, temat dhe specifikat e tregut të punës në fushën e IT-së. Falë tyre, nëpunësit tuaj do të zhvillojnë dhe zgjerojnë njohuritë e tyre. Shtoni pasionin e nëpunësve tuaj për të punuar në industrinë e IT-së.