Kërkesa për informacion

 

KUSH ËSHTË KONTROLLUESI I TË DHËNAVE TUAJA DHE SI MUND TË NA KONTAKTONI?

Kontrolluesi i të dhënave tuaja personale është Akademia SDA OU, Harju maakond, Nõmme linnaosa, Rännaku pst 12, 10917, Talin, Estoni, VAT ID 14557858.

 

Nëse keni pyetje rreth përdorimit të të dhënave tuaja personale si dhe të drejtave tuaja, na kontaktoni te: [email protected]

 

PËR ÇFARË QËILLIMI DHE SA PËR SA KOHË PËRDORIM TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?

Nëse jeni i interesuar për të marrë pjesë në një kurs dhe nëse na jepni të dhënat tuaja personale për atë qëllim (email dhe nr telefoni) nëpërmjet formularit tonë të brëndshëm apo të jashtëm (psh Evena, Facebook), veprimet që përcaktojnë përfundimin e një marrëveshjeje pjesmarrje në kursin që dëshironi ose interesi ynë legjitim do të jenë baza për të përdorur të dhënat tuaja personale. Në atë rast, ne do përdorim të dhënat tuaja deri sa ju të kundërshtoni ose sipas periudhave të përcaktuara me ligj, psh në rast detyrimesh fiskale apo kontabiliteti.

Për arsye marketingu, të dhënat tuaja personale do të përdoren në bazë deklarimi personal vullnetar ose në bazë të interesit tonë legjitim, deri në momentin që ju tërhiqni deklarimin ose kundërshtoni përdorimin e të dhënave tuaja personale. Deklarimi i të dhënave personale dhe lejimi i përdorimit janë vullnetare. Falë kësaj, ne do të jemi në gjendje t’ju paraqesim oferta pune, trajnime, internship, evenimente të cilat ne organizojmë dhe promocione që mund të kemi përgatitur për ju.

Nëse ju na kontaktoni për arsye të tjera përveç pjesëmarrjes në një nga kurset tona, ne do të përdorim të dhënat tuaja personale me qëllim dhënie përgjigje pyetjeve tuaja. Të dhënat do të përdoren vetëm për periudhën për të cilën këto të dhëna janë grumbulluar.

 

KUSH I MERR TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?

Me qëllim dhënien e shërbimit më cilësor, të dhënat tuaja personale mund t’u jepen subjekteve të tjera për t’i përdorur në emrin tonë, veçanërisht shërbimit të kontabilitetit, studio ligjore, apo ofruesve të shërbimit IT. Ne, gjithashtu, mund t’i kalojmë të dhënat tuaja personale degëve tona, siç është SDA Sp. Z o.o., me seli në Gdynia (poloni). Ne nuk i ndajmë të dhënat tuaja personale me partneret tanë të biznesit, me përjashtim të rasteve kur ju e lejoni një gjë të tillë me anë të deklaratave personale.

 

CILAT JANË TË DREJTAT TUAJA NË LIDHJE ME PËRDORIMIN E TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE?

Ju keni të drejtë të:
• Aksesoni të dhënat tuaja
• Ndryshoni të dhënat tuaja
• Hiqni të dhënat tuaja
• Kufizoni përdorimin e të dhënave tuaja
• Kundërshtoni përdorimin e të dhënave tuaja
• Zhvendosni të dhënat tuaja
• Tërhiqni deklaratat në çdo kohë nëse kjo deklaratë është baza e lejimit të përdorimit. Tërheqja e deklaratës nuk ndikon në përdorimin e të dhënave tuaja përpara se ju të tërhiqni këtë deklaratë.

Ju keni të drejtë të depozitoni ankesë te Presidenti i Zyrës së Ruajtjes së të Dhënave Personale nëse ju vendosni se përdorimi i të dhënave tuaja personale përbën shkelje ligjore.

 

SI I PËRSHTASIM SHËRBIMET TONA NË PËRPUTHJE ME INTERESAT DHE PREFERENCAT TUAJA?

Të dhënat personale, që ju na jepni, analizohen nga nëpunësit tanë me qëllim që të paraqesim një ofertë që përputhet me nevojat tuaja ose që i përgjigjet kërkesave tuaja.