Në Shqipëri, paga minimale mujore në IT për programues junior nis nga të paktën 500€, por megjithatë, një në tre persona që punojnë në Evropë nuk kanë aftësi bazike dixhitale. Mësojini ato tani dhe ashtu si Harold dilni jashtë turmës.
Bashkohuni me mijëra të diplomuar të kënaqur të akademisë tonë
Ne jemi Akademia e Zhvillimit të Softuerit dhe prej vitesh kemi ndihmuar me sukses mijëra njerëz të gjejnë një punë ëndrrash në industrinë e IT. Mendoni se është koha për të bërë disa ndryshime në jetën tuaj? SDA është vendi i përshtatshëm për nevojat tuaja.
Akademia jonë u krijua nga pasioni për mësimdhënien dhe industrinë e IT. Ne besojmë se çdokush mund të punojë në industrinë e teknologjisë. Për ta bërë këtë, nuk ju nevojitet me domosdoshmëri një diplomë në shkenca kompjuterike. Të diplomuarit tanë janë prova më e mirë se ju mund të jeni kushdo që dëshironi në çdo moment të jetës tuaj. Sot ata përmbushin veten si Programues, Dizajnues UX/UI ose Testues Softuerësh. Bashkohuni me ta dhe filloni të punoni në një industri të qëndrueshme dhe të mirëpaguar të së ardhmes!
4.7/5
385 vlerësime
4.7/5
384 vlerësime
4.69/5
333 vlerësime
8 vite në treg
11 shtete dhe në rritje!
1 200 instruktorë të kualifikuar
4 000+ studentë në të njëjtën kohë
15 000 të diplomuar që nga viti 2014
Mëso si të hedhësh hapin e parë
Merr pjesë në një webinar informues falas dhe mëso pse është e vlefshme të ndryshosh profesionin tënd tani. Mëso recetën e të pasurit një karrierë më të mirë.
Një nga investimet më të mira që kam bërë për veten ishte ndjekja e kursit “Java from scratch” pranë Software Development Academy. Nëse je i fokusuar në mësimin e një gjuhe të re programimi dhe dëshiron të kesh mundësi punësimi pranë kompanive më në zë në Shqipëri mos hezito të regjistrohesh pranë kësaj akademie.
Melisa Huta Java Course
Vendosa gjithë besimin tim tek SDA në momentin që u rregjistrova në kursin e parë për Python që ata ofronin, pa asnjë mënyrë për të kuptuar nëse do ishte sukses apo jo. Edhe pse vazhdoj studimet për Informatike, investimi për gati 8 muaj në SDA ishte gjëja e duhur për të më bërë të kuptoja sa shumë gjëra kisha akoma për të mësuar. Falë përgatijes që mora në kurs arrita të filloja punë në industri.
Andi Cuku Python Course
Nga SDA arrita të merrja përgatitjen e duhur teorike dhe praktike në Software Testing nga trajnerët më të mirë në vend. Përkushtimi i të gjithë stafit dhe në periudhën pas graduimit ka qenë i vazhdueshëm, gjë e cila është për t’u vlerësuar. Përfundimisht e rekomandoj SDA për çdokënd që dëshiron të hedhi hapat e parë në fushën e IT.
Rea Lybeshari Software Tester
Tek SDA gjeta profesionin që kisha dashur dhe mësova shumë rreth Software Testerit. Ishte një përvojë që me rriti profesionalisht dhe më bëri një ndikim të madhë në ndryshimin e karrierës time. Çdo njeri që ka ambicje në jetë, që dëshiron të rritet profesionalisht apo të ndryshoj të ardhmen e tij vendi i duhur është SDA.
Ornel Molla Software Tester
Si studente e Informatikës, kisha venë re se në universitete mësonim vetëm pjesën teorike dhe shikoja që kisha mjaft boshllëqe në pjesën praktike, kështu që nisa të kërkoja për kurse programimi. Më sugjeruan SDA dhe pasi pashë programin gjithpërfshirës të kursit vendosa të regjistrohem. Kjo gjë më bëri të shikoja programimin me një sy tjetër dhe të më tërrhiqte shumë më shumë pasi po vija në funksion të gjitha njohuritë e mija. Pedagogët ishin shumë të përgatitur dhe na kanë ndihmuar shumë duke ndarë eksperiencën e tyre me ne si dhe duke na treguar se si funksionon kjo fushë në jetën reale. Pas përfundimit të kursit ndihem shumë më e sigurt në aftësit e mia në programim. Shumë kompani të ndryshme në të cilat kam aplikuar, kanë shprehur një vlerësim maksimal për diplomen e SDA duke më klasifikuar kështu si një ndër aplikantet më me prioritet për tu bërë pjesë e stafit të tyre.
Ajo është një testuese software-i e certifikuar, me pasion për të dhënë mësim në fushën e artit të testimit. Ajo aktualisht është Titullare Produkti në një kompani me bazë në Gjermani, Communardo, e specializuar në komunikimin dhe bashkëpunimin e ndërmarrjeve.
Senior Software Developer
Sokol Likaj
Sokoli është një zhvillues software-i me përvojë të gjerë në PHP, Python, Flask, FastAPI dhe Ruby. Karriera e tij e pasur përfshin shumë kompani, si Ritech Solutions, Abramo, Teachaway, Wearefiber dhe Tucows Ince. Ai numëron zhvillimin e një grupuesi informacioni të thesarit dhe orkestrimin ACD me mikro-shërbime si arritjet e tij kryesore deri më tani. Kur nuk shkruan kode, Sokoli luan shah dhe bën shëtitje në male.
Software Engineer
Denalda Bishani
Një inxhiniere software-i me përvojë, Denalda njeh në majë të gishtave teknologji të tilla si Java 8, Spring boot, ose Hibernate. Ajo është gjithashtu e aftë në shërbimet e web-it RESTful, Angular dhe zhvillimin e aplikacioneve hibride për pajisjet e lëvizshme. Ajo ka punuar si zhvilluese Java për kompani të njohura, si Lufthansa Industry Solutions dhe IkubINFO. Kur nuk është e zënë me kodimin, Denalda pëlqen të udhëtojë dhe të zbulojë vende nëpër botë që konsiderohen thesare të fshehura.
Developer and Mentor
Nick Balani
Nick, një zhvillues dhe mentor ambicioz e shumë i motivuar, pëlqen të krijojë gjëra të mrekullueshme dhe të udhëtojë nëpër botë. Ai zotëron diplomë Master në Shkenca Kompjuterike dhe ka mbi 10 vjet përvojë si zhvillues i sistemeve të plota kompjuterike. Nick njeh mirë teknologji të tilla si C#, Java, JavaScript, Python, .NET Core, Spring Boot, Node JS, Blockchain, WebRTC dhe disa teknologji frontend. Ai është gjithashtu një arkitekt i certifikuar i zgjidhjeve të “cloud” në AWS. Vitin e kaluar, Nick hodhi në treg startup-in e tij të quajtur Hermex që ndihmon bizneset të krijojnë një dyqan online me një klikim.
Çfarë përfitoni
Shumë mundësi
Sipas Forumit Ekonomik Botëror, sektori i IT-së do të krijojë 133 milionë vende të reja pune deri në vitin 2022.
Me kombinimin e duhur të aftësive, ju kurrë nuk do të mbeteni pa punë.
Orar fleksibël
Twitter dhe Slack u thanë punonjësve se mund të punojnë përgjithmonë nga shtëpia.
Puna në distancë dhe ekipet e shpërndara janë normalja e re në teknologji. Puna nga plazhi është tashmë një alternativë!
Paga e lartë
Të dhënat nga Eurostat tregojnë se IT-ja është sektori më i paguar në pothuajse gjysmën e 27 vendeve anëtare.
Filloni një karrierë në teknologji për të mos të mbetur kurrë duarbosh.