Përfito tani kurset e verës me vetëm 40% të vlerës.
Mirëserdhët, programues i së ardhmes!
A doni të testoni potencilain tuaj për programim? Ju jeni në vendin e duhur. Testet e mëposhtme janë të ndërtuara për të vlerësuar aftësitë tuaja në logjikë, mendimin shkak-pasoje, aftësitë analitike, ndjeshmërinë ndaj detajeve dhe fleksibilitetin.
Jeni gati? Paçi fat!
Si një ndërtues avionësh ushtarak ju duhet të përmirësoni avionët me qëllim që ata të kthehen në bazë pas misoneve ushtarake. Ju zbuloni se avionët që kthehen kanë shumë dëmtime nga plumbat. Dëmtimet më të mëdha janë trupi i avionit, më pak dëmtim kanë krahët, dhe shumë më pak motorri i avionit. Për shkak të peshës së avionit dhe kostos së materialeve, ju mund të përmirësoni vetëm një pjesë. CIlën pjesë do të zgjidhnit?
Nëse vendosim një krimb në një dhomë. Çdo ditë krimbi rritet dyfish dhe ditën e 10-të mbush gjithë hapësirën e dhomës. Nëse ditën e parë ne do të vendosim 2 krimba në të njëjtën dhomë, në cilën ditë do të mbushin hapësirën e dhomës?
Nicole vizaton mace duke përdorur 6 lapsa me ngjyra të ndryshme për secilën mace (të kuqe, jeshile, blu, verdhë, rozë dhe të zezë), dhe gjithmonë në këtë radhë. Ajo vizaoti 100 mace. Çfarë ngjyre është macja e fundit?
Çfarë këndi formojnë akrepat e orës dhe minutave kur ora është 12:30? Dy përgjigje janë të sakta.
Sa shifra numërore janë përdorur për numrat e faqeve të një libri që ka 216 faqe?
Juli dhe Roberti do kenë një takim sonte. Ata do takohen gjysëm ore me vonë se të Enjten e kaluar, kur u takuan 2 orë më herët se këtë të Hënë. Takimi i ditës së hënë ishte 3 orë më vone se takimi i ditës së shtunë para dy javësh, ku u takuan në orën 4 mbasdite. Në çfarë orë do takohen ata sot?
10 pemë janë mbjellë në një rrjesht, në një distancë prej 4 metrash nga njëra-tjetra. Sa i gjatë është korridori (duke numëruar nga pema e parë deri tek e fundit)
Figura tregon tre unaza të ndërthurura. Cili është numri minimal i unazave që duhet të hiqen në mënyrë që të gjitha të shkëputen?
Kuba krijon modelet me fije shkrepëse sipas figures. Sa fije shkrepëse do të përdorë Kuba për të krijuar modelin e dhjetë?
Nga sa trekëndësha përbëhet figura e mëposhtme?
Cili nga modelet A,B,C,D e paraqitura përfshihet në figurën e madhe?
Një fermeri u propozua të jepet aq tokë sa do të jetë në gjendje të vrapojë në qark brenda një dite. Cila rrugë do të jetë më e favorshmja për fermerin?
Figurat tregojnë rezultatet e peshimit të 5 kutive. Cila kuti është më e lehta?
Time's up