A dëshironi të futeni në industrinë IT? Bëni IT me SDA nga Protik!

 

Së bashku me AADF kemi vizionin për të rritur sektorin e ICT duke ju ofruar një program të përmirësuar arsimor me aftësi praktike të theksuara, i cili do t’ju lejojë të gjeni punën tuaj të ëndërruar ose të avanconi në karrierë. SDA nga Protik do të ofrojë 101 kurse për Zhvillimin e Software për një periudhë 5 vjeçare. Nga kjo ofertë do të përfitojnë mbi 1500 të pranishëm! Dhe ju mund të jeni një prej tyre!

 

Për t’ju dhënë fillimin më të suksesshëm mund të na kontaktoni për të marrë një bursë të AADF për kursin. Bursa vlen për të gjitha klasat në të gjitha teknologjitë. Kjo është mundësia që do t’ju japë një shans për zhvillimin e jashtëzakonshëm të karrierës dhe kështu bën që SDA nga Protik të jetë një projekt i veçantë!

 

Shuma e parave që do të subvencionohen përcaktohet nga rendi i regjistrimit, kategoria dhe kërkesat e tjera që do të përmbushni:

GPA

A jeni një student i shkëlqyer dhe arrini rezultate shumë të mira akademike? Ne e vlerësojmë atë në SDA nga Protik! Na kontaktoni nëse rezultati juaj është mbi 9.0!

Gruaja ne Teknologji

Ne gjithashtu mbështesim Gratë në TECH. Ju mund të merrni bursën tonë nëse keni përvojë nga 5 deri në 10 vjet në sektorin e teknologjisë dhe jeni gati të mësoni zhvillimin e software.

Papunësia & zonat e thella

Futuni në klasat SDA nëse kërkoni një punë dhe dëshironi të mësoni aftësi të reja! Nëse aktualisht jeni i papunë, jetoni në një vend jashtë Tiranës, ose jeni prekur nga tërmeti - ne do t'ju ofrojmë mbështetje.

Ndryshoni karrierën tuaj

Në ditët e sotme jeta është e shpejtë, shpesh kemi nevojë të ndryshojmë profesionin tonë. A jeni i diplomuar në studime teknike si inxhinieri, matematikë, fizikë, etj? Pyesi veten nëse jeni gati të mësoni kodimin dhe të bëheni programues. Pastaj pyesi veten nëse dëshironi ta bëni IT me SDA nga Protik.

Regjistrimet e para

Nuk shihni ndonje oferte per veten tuaj? A nuk mendoni se nuk do të përshtateni në grupin tonë! Në SDA nga Protik, ne nuk anashkalojmë askënd! Bëhuni Zogu ynë i Shpejtë dhe merrni një bursë studimi për personin e regjistruar më shpejt!

Dëshironi të dini më shumë?

Regjistrohuni në një nga webinaret tonë online falas!