Melisa Huta

Java Course

Një nga investimet më të mira që kam bërë për veten ishte ndjekja e kursit “Java from scratch” pranë Software Development Academy. Nëse je i fokusuar në mësimin e një gjuhe të re programimi dhe dëshiron të kesh mundësi punësimi pranë kompanive më në zë në Shqipëri mos hezito të regjistrohesh pranë kësaj akademie.

Andi Cuku

Python Course

Vendosa gjithë besimin tim tek SDA në momentin që u rregjistrova në kursin e parë për Python që ata ofronin, pa asnjë mënyrë për të kuptuar nëse do ishte sukses apo jo. Edhe pse vazhdoj studimet për Informatike, investimi për gati 8 muaj në SDA ishte gjëja e duhur për të më bërë të kuptoja sa shumë gjëra kisha akoma për të mësuar. Falë përgatijes që mora në kurs arrita të filloja punë në industri.

Rea Lybeshari

Software Tester

Nga SDA arrita të merrja përgatitjen e duhur teorike dhe praktike në Software Testing nga trajnerët më të mirë në vend. Përkushtimi i të gjithë stafit dhe në periudhën pas graduimit ka qenë i vazhdueshëm, gjë e cila është për t’u vlerësuar. Përfundimisht e rekomandoj SDA për çdokënd që dëshiron të hedhi hapat e parë në fushën e IT.

Ornel Molla

Software Tester

Tek SDA gjeta profesionin që kisha dashur dhe mësova shumë rreth Software Testerit. Ishte një përvojë që me rriti profesionalisht dhe më bëri një ndikim të madhë në ndryshimin e karrierës time. Çdo njeri që ka ambicje në jetë, që dëshiron të rritet profesionalisht apo të ndryshoj të ardhmen e tij  vendi i duhur është SDA.

Alekisa Bega

Java Course

Si studente e Informatikës, kisha venë re se në universitete mësonim vetëm pjesën teorike dhe shikoja që kisha mjaft boshllëqe në pjesën praktike, kështu që nisa të kërkoja për kurse programimi. Më sugjeruan SDA dhe pasi pashë programin gjithpërfshirës të kursit vendosa të regjistrohem. Kjo gjë më bëri të shikoja programimin me një sy tjetër dhe të më tërrhiqte shumë më shumë pasi po vija në funksion të gjitha njohuritë e mija. Pedagogët ishin shumë të përgatitur dhe na kanë ndihmuar shumë duke ndarë eksperiencën e tyre me ne si dhe duke na treguar se si funksionon kjo fushë në jetën reale. Pas përfundimit të kursit ndihem shumë më e sigurt në aftësit e mia në programim. Shumë kompani të ndryshme në të cilat kam aplikuar, kanë shprehur një vlerësim maksimal për diplomen e SDA duke më klasifikuar kështu si një ndër aplikantet më me prioritet për tu bërë pjesë e stafit të tyre.

Projektet më të mira të studentëve

Aplikacioni i Web-it “New You”

Qëllimi i këtij projekti ishte krijimi i një aplikacioni fitnesi online që do të tërhiqte trajnerë dhe do të motivonte njerëzit përreth që të nisnin një mënyrë jetese të shëndetshme. Aplikacioni i web-it përfshin veçori të tilla si planet e të ushqyerit, këshilla stërvitjeje, një bibliotekë me video udhëzuese dhe një bisedë komode për të mbajtur kontakt. Për më tepër, aplikacioni u lejon përdoruesve të marrin pjesë në sfida për të arritur peshën optimale dhe për të rritur forcën. Ai u siguron përdoruesve një plan të detyrueshëm ditor trajnimi dhe të ushqyeri, së bashku me të gjitha këshillat dhe sugjerimet e nevojshme.

Taxipy

Taxipy është një aplikacion transporti që lidh shoferët e taksive me klientët e mundshëm. Pasagjerët mund të porosisin një taksi nga vendndodhja e tyre aktuale për në një destinacion specifik brenda 30 km, të menaxhojnë porosinë e tyre, ta paguajnë dhe të vlerësojnë shoferin. Profili i pasagjerëve përfshin historikun e porosive dhe mundësinë për të raportuar një send të humbur në makinë. Shoferët e taksive mund të kontrollojnë të gjitha porositë e ardhura, t’i pranojnë dhe t’i përmbushin ato dhe të modifikojnë profilet e tyre – për shembull, duke shtuar një foto profili që do t’u shfaqet klientëve.

Shërbimi i Autobusëve për NCO

Nata e Kompanive (NCO) është një ngjarje ku kompani të ndryshme organizojnë evente të hapura në selitë e tyre për të shfaqur aktivitetet e tyre dhe për të mirëpritur vizitorët që dëshirojnë të aplikojnë për një punë atje. Njerëzit mund të vizitojnë në mënyrë të pavarur ose të përdorin autobusë të veçantë që lëvizin rreth këtyre kompanive. Ky aplikacion ndihmon përdoruesit të monitorojnë këto linja autobusi dhe të shfrytëzojnë sa më shumë përvojën e tyre. Përdoruesit mund të shohin dhe nxjerrin në pah mjedise të ndryshme të kompanive në një hartë që të simulojnë lëvizjen e autobusit si lëvizjet në fushën e shahut dhe të mësojnë shpejt për oraret e tyre.

Beauty salon

Beauty salon është një aplikacion web-i që lejon përdoruesit të eksplorojnë shërbime, të krijojnë një llogari dhe të rezervojnë me lehtësi takime. Website-i përfshin një galeri frymëzuese të modeleve të ndryshme të flokëve dhe një hartë të detajuar që ndihmon klientët të gjejnë lehtësisht sallonin e bukurisë. Përveç kësaj, administratori mund të shtojë lehtësisht shërbime të reja, të ndryshojë çmimet dhe të shtojë punonjës.

Filloni historinë tuaj të suksesit këtu

Merrni pjesë një një kurs, zhvilloni aftësitë tuaja, merrni trajnime për karrierën dhe futuni në sektorin e IT-së menjëherë.

Kontrolloni kurset tona