Përfito tani kurset e verës me vetëm 40% të vlerës.

Data e Seminareve

Falas!

Ky event tashmë ka përfunduar. Plotësoni të dhënat tuaja për t’u kontaktuar nga skuadra jonë mbi detajet.

Demo Lesson Java Script

JavaScript nga Bazat: Seminar Falas për t’i dhënë formë të ardhmes tuaj!

Mëso JavaScript nga Zero me eskpertët tanë.

Bashkojuni seminarit tonë falas në Tiranë dhe mëso bazat e programimit me Java nga profesionistë  të industrisë.

Regjistrohu për një seminar

Çfarë duhet të dini përpara seminarit?

Ku do të zhvillohet seminari?

Na takoni në qendrën tonë në Tiranë!

Qendra Protik

Rruga Papa Gjon Pali II, Nr. 3

Tirane

Në çfarë ore do të takohemi?

Ju duhet të rezervoni 3 orë:

18:00 – 21:00

Çfarë do t’ju duhet gjatë seminarit?

Sigurohuni që të merrni një laptop me vete, ai do të jetë absolutisht i nevojshëm për pjesën praktike.

Sigurisht, mos harroni të keni një humor pozitiv! 😉 Ju pret një aktivitet i veçantë!

A kërkohet ndonjë njohuri programimi?

Absolutisht jo! Do të mësoni gjithçka gjatë takimit.

Pjesa më e rëndësishme do të jetë kurioziteti juaj! Trajnerët tanë do të jenë të lumtur t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve tuaja.

Gjithçka që duhet të bëni është: pyesni, pyesni, pyesni!

Cili do jetë plani i detajuar per këtë Seminar?

  1. Prezantim për Bazat e JavaScript

    Ju do të mësoni konceptet themelore të programimit në JavaScript, duke përfshirë variabla, llojet e të dhënave, strukturat e kontrollit dhe funksione.

  2. Praktik në Aktivitetet e Kodimit

    Bëhu gati të marrësh pjesë në ushtrime praktike dhe sfida kodimi për të kuptuar më mirë konceptet e JavaScript dhe të zhvillosh aftësitë e tua për të zgjidhur probleme.

  3. Instalo dhe Zhvillo një Konfigurues JavaScript

    Ne do ju udhëzojmë gjatë procesit për instalimin e një konfiguruesi JavaScript në laptopin tuaj, qe ju të mund të filloni të shkruani, të kompiloni dhe të ekzekutoni programe ne JavaScript.

  4. Zbuloni shembuj praktik për Aplikacione reale

    Ju do të eksploroni se si JavaScript përdoret për industri dhe aplikacione të ndryshme si në zhvillime webi, aplikacione telefoni dhe analiza të dhënash.

  5. Merr këshilla për Karrierën dhe Njohuri për Industrinë

    Fitoni njohuri të vlefshme në tendencat aktuale të tregut të punës, aftësitë e kërkuara dhe mundësitë e karrierës në fushën e zhvillimit të JavaScript.

  6. Merrni pjesë në një Seancë Pyetjesh dhe Përgjigjesh me Ekspertë të Industrisë

    Ndërveproni me zhvillues me përvojë në JavaScript dhe profesionistë të industrisë, të cilët do të jenë të disponueshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja dhe për të ofruar udhëzime për rrugën tuaj të karrierës

Ende prisni për një moment më të mirë? Vepro këtu dhe tani

Siguroni një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme në IT. Ne do t’ju ndihmojmë me gjithçka.

Regjistrohu për një seminar

Apo po kërkon diçka ndryshe?