Java nga Bazat: Seminar Falas për t’i dhënë formë të ardhmes tuaj!
Mëso Java nga Zero me eskpertët tanë.
Bashkojuni seminarit tonë falas në Tiranë dhe mëso bazat e programimit me Java nga profesionistë të industrisë.
Mëso Java nga Zero me eskpertët tanë.
Bashkojuni seminarit tonë falas në Tiranë dhe mëso bazat e programimit me Java nga profesionistë të industrisë.
Ky event tashmë ka përfunduar.
Ju do të mësoni konceptet themelore të programimit në Java, duke përfshirë variabla, llojet e të dhënave, strukturat e kontrollit dhe funksione.
Bëhu gati të marrësh pjesë në ushtrime praktike dhe sfida kodimi për të kuptuar më mirë konceptet e Java dhe të zhvillosh aftësitë e tua për të zgjidhur probleme.
Ne do ju udhëzojmë gjatë procesit për instalimin e një konfiguruesi Java në laptopin tuaj, qe ju të mund të filloni të shkruani, të kompiloni dhe të ekzekutoni programe ne Java.
Ju do të eksploroni se si Java përdoret për industri dhe aplikacione të ndryshme si në zhvillime webi, aplikacione telefoni dhe analiza të dhënash.
Fitoni njohuri të vlefshme në tendencat aktuale të tregut të punës, aftësitë e kërkuara dhe mundësitë e karrierës në fushën e zhvillimit të Java.
Ndërveproni me zhvillues me përvojë në Java dhe profesionistë të industrisë, të cilët do të jenë të disponueshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja dhe për të ofruar udhëzime për rrugën tuaj të karrierës
Na takoni në qendrën tonë në Tiranë!
Qendra Protik
Rruga Papa Gjon Pali II, Nr. 3
Tirane
Ju duhet të rezervoni 3 orë:
18:00 – 21:00
Sigurohuni që të merrni një laptop me vete, ai do të jetë absolutisht i nevojshëm për pjesën praktike.
Sigurisht, mos harroni të keni një humor pozitiv! 😉 Ju pret një aktivitet i veçantë!
Absolutisht jo! Do të mësoni gjithçka gjatë takimit.
Pjesa më e rëndësishme do të jetë kurioziteti juaj! Ekspertët dhe këshilltari ynë për karrierë do të jenë të lumtur t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve tuaja.
Gjithçka që duhet të bëni është: pyesni, pyesni, pyesni!
Siguroni një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme në IT. Ne do t’ju ndihmojmë me gjithçka.