Seminar Falas për .NET (C#)

.NET nga Zero: Seminar Falas për t’i dhënë formë të ardhmes tuaj!

Mëso C# nga bazat me ekspertët tanë.

Bashkojuni seminarit tonë falas në Tiranë dhe mëso bazat e programimit me Microsoft .NET nga profesionistë  të industrisë.

Regjistrohu për një seminar

Data e Seminareve

Ky event tashmë ka përfunduar.

Cili do jetë plani i detajuar per këtë Seminar?

  1. Prezantim për Bazat e C#

    Ju do të mësoni konceptet themelore të programimit në C#, duke përfshirë variabla, llojet e të dhënave, strukturat e kontrollit dhe funksione.

  2. Praktik në Aktivitetet e Kodimit

    Bëhu gati të marrësh pjesë në ushtrime praktike dhe sfida kodimi për të kuptuar më mirë konceptet e C# dhe të zhvillosh aftësitë e tua për të zgjidhur probleme.

  3. Instalo dhe Zhvillo një Konfigurues C#

    Ne do ju udhëzojmë gjatë procesit për instalimin e një konfiguruesi C# në laptopin tuaj, qe ju të mund të filloni të shkruani, të kompiloni dhe të ekzekutoni programe ne .NET.

  4. Zbuloni shembuj praktik për Aplikacione reale

    Ju do të eksploroni se si C# përdoret për industri dhe aplikacione të ndryshme si në zhvillime webi, aplikacione telefoni dhe analiza të dhënash.

  5. Merr këshilla për Karrierën dhe Njohuri për Industrinë

    Fitoni njohuri të vlefshme në tendencat aktuale të tregut të punës, aftësitë e kërkuara dhe mundësitë e karrierës në fushën e zhvillimit të C#.

  6. Merrni pjesë në një Seancë Pyetjesh dhe Përgjigjesh me Ekspertë të Industrisë

    Ndërveproni me zhvillues me përvojë në C# dhe profesionistë të industrisë, të cilët do të jenë të disponueshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja dhe për të ofruar udhëzime për rrugën tuaj të karrierës

Çfarë duhet të dini përpara seminarit?

Ku do të zhvillohet seminari?

Na takoni në qendrën tonë në Tiranë!

Qendra Protik

Rruga Papa Gjon Pali II, Nr. 3

Tirane

Në çfarë ore do të takohemi?

Ju duhet të rezervoni 3 orë:

18:00 – 21:00

Çfarë do t’ju duhet gjatë seminarit?

Sigurohuni që të merrni një laptop me vete, ai do të jetë absolutisht i nevojshëm për pjesën praktike.

Sigurisht, mos harroni të keni një humor pozitiv! 😉 Ju pret një aktivitet i veçantë!

A kërkohet ndonjë njohuri programimi?

Absolutisht jo! Do të mësoni gjithçka gjatë takimit.

Pjesa më e rëndësishme do të jetë kurioziteti juaj! Ekspertët dhe këshilltari ynë për karrierë do të jenë të lumtur t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve tuaja.

Gjithçka që duhet të bëni është: pyesni, pyesni, pyesni!

Ende prisni për një moment më të mirë? Vepro këtu dhe tani

Siguroni një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme në IT. Ne do t’ju ndihmojmë me gjithçka.

Regjistrohu për një seminar

Apo po kërkon diçka ndryshe?